Meta: Buxheti i qeverisë për 2021 nuk ndihmon biznesin ndaj pandemisë

Meta: Buxheti i qeverisë për 2021 nuk…

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar buxhetin e  vitit 2021 si pa plan për bizneset e prekura nga Covid-19.

Të shtunën Meta ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se biznesi i vogël është rënduar nga taksa dhe tarifa të larta.

Sipas presidentit buxheti i 2021 nuk i lehtëson bizneset në koston e energjisë elektrike, apo të ujit. Po ashtu as kostoja e pagesës së qirasë nuk përfshihet në buxhet.

Të premten presidenti e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “buxhetin e 2021”.

Meta ka thënë se projekt-ligji nuk i jep mbështetjen e duhur pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj.

Në 2021 mbështetja buxhetore e projekteve PPP planifikohet të rritet pothuajse dy herë. Nga 7.9 miliard lekë në vitin 2020, pagesat e PPP-ve rriten në 14.5 miliard lekë në vitin 2021 dhe kjo është një tjetër arsye për Presidentin që Kuvendi ta rishikojë projekt-ligjin e miratuar.

 

burimi:exit.al

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit