“Meta dhe Berisha më të tremburit nga Reforma në Drejtësi”, Rama: 25 prilli dita e udhëkryqit të madh për fatin e drejtësisë

“Meta dhe Berisha më të tremburit nga…

Kryeministri Edi Rama ka bërë një monolog duke iu drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Rama ka folur për “drejtësinë që duam”. Ai është shprehur se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë dy personat që i tremben më së shumti reformës në Drejtësi.

Sipas tij kjo dyshe mbështet nga prokurororë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, dhe të tjerë që janë të korruptuar por që nuk kanë dalë ende para trupës gjykuese.

“Koalicioni opozitar kundër drejtësisë, për t’i nxjerrë nga ajo çadra katër vite më parë u dhanë vende në qeveri e poste duke iu ardhur pas avazit vetëm që të ktheheshin në kuvend për të votuar Vettingut dhe vetëm pastaj  të hynin në zgjedhje, ju mund të thoni po mirë, po ja ikën 4 vjet që kur ta dhamë timonin dhe kush dreqi  është futur në burg nga ata që ju e dini dhe unë e di. Kush e ka menduar se vota për vetting dhe vetë vettingu do çonin njerëz në burg, duhet ta dijë që vettingu është vetëm hallk e parë, fshesa e drejtësisë, është e vetmja rrugë që duhet vazhduar me këmbëngulje për ta pasur nesër drejtësinë që duhet.

Meta dhe Berisha më të frikurit nga drejtësia, mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingut dhe ato të korruptuarit deri s t’u vijë fshesa e vettingut, PD-LSI dhe KCK janë tre këmbët e së keqes me dy koka presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSi se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal.

Pa dashje pa e menduar pa e kuptuar se po refuzoni klasën politike, do bëni një prej atyre gabimeve fatale në jetën e një vendi që i bën një gjenerat dhe i paguan gjenerata tjetër.Ju na keni dhënë një mbështete të madhe dhe mund të ndjeheni të zhgënjyer.Sepse ndoshta rruga mund të jetë njësoj sic ishte apo se ende në shtëpinë tuaj në qendër nuk vjen uji 24 orë dhe dritat ikin akoma, por a mund të dorëzoheni në duart e lodhjes tamam tani. Kur zgjadhje për drejtësinë është më pranë se kurrë më parë.

Unë nuk jam i dërguar i Zotit në tokë as engjull dhe nuk jam një zgjedhje mes engjush e djall.

SPAK është futur në veprim, tipi i asaj gjykatë të Krujës që e kishte kthyer cekicin në garuzhde per para të zeza. Me një karshillëk përbuzës dhe rrethuar me një servis lugësh që hanin corbën e një listre të pistë. Na duhet një drjtësi e drejtë dhe e pavarur, duhet kohë, durim dhe përkushtim, mua nuk më mungojnë aty dy të parat, por kohën duhet të ma jepni ju.

Ilir Meta e ka thënë hapur 25 prilli do jetë referendum  që do përmbysë reformën ndërsa u betua se do marrë udhëheqen. Sepse nuk ka rrespket për postin më të lartë të shtet ska rrespekt as për kushtetutën dhe për krejt njerëizt e këtij vendi por ka hallin e… e dinë dhe gurët e të gjitjë.Të shohim se çfarë do të zgjdhin njerëzit drejtësinë apo Ilir Metën. E doni më të thëmë se kaq armikun e betuar.,” tha Rama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit