Meta: Zbatimi i rekomandimeve të Venecias, rruga për negociatat

Meta: Zbatimi i rekomandimeve të Venecias, rruga…

Presidenti Ilir Meta pohon se tashmë është koha për zbatimin e rekomandimeve të Komisioni të Venecias.

Përmes bashkëpunimit transparent dhe konstruktiv ai mendon se do të çelen negociatat. 

Në një intervistë të Deutsche Welle nga profesorja Angelika Nußberger, anëtare gjermane e Komisionit të Venecias, Meta shkruan se ‘Venecia’ do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Sipas Metës, kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor.

MESAZHI I METËS

PO, NUK KA MË VEND PËR INTERPRETIME!

Tani është koha për ZBATIMIN KORREKT të REKOMANDIMEVE të Komisionit të Venecias, përmes BASHKËPUNIMIT TRANSPARENT dhe KONSTRUKTIV.

Është shumë e rëndësishme që Komisioni i Venecias do të ndjekë edhe zbatimin e rekomandimeve të tij të fundit për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Po kështu rekomandimet e Komisionit të Venecias janë në ndjekje nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare.

Kjo është e vetmja rrugë drejt çeljes së negociatave dhe funksionimit të shtetit ligjor./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit