Meta flet për pluralizmin: Rama dhe Basha do të kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës

Meta flet për pluralizmin: Rama dhe Basha…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konference për mediat ka folur mbi pluralizmin në vend. Meta paralamëroi kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryedemokratin, Lulzim Basha.

Kreu i PL tha se nëse ata do duan të ekzekutojnë pluralizmin politik, do kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës.

Ai tha se Parlamenti i Tiranës i ka gati komisione hetimore. Meta shtoi se një komision është korrupsioni në Bashkinë e Tiranës sa i përket autoritetit të dosjeve.

Të gjitha ata që besojnë se do të mund të ekzekutojnë pluralizmin, do kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës. Ju e dini kush është Klareta e politikës shqiptare? Është ai i 17 majit.

Sa i përket dosjeve, ju e dini shumë që ajo çështje është e mbyllur. Parlamenti i Tiranës sa të mblidhet i ka gati komisione hetimore. Dhe një komision është korrupsioni në Bashkinë e Tiranës sa i përket autoritetit të dosjeve”, theksoi ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit