Meta i kthehet Dvoranit: Kush po e mban atë në sistem, mandati i ka mbaruar!

Meta i kthehet Dvoranit: Kush po e…

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar sërish largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata Kushtetuese, pasi mandati i tij ka përfunduar prej kohësh.

E teksa flitej për deklaratat e ambasadores së SHBA për të lënë pazaret e lojërat për reformën në drejtësi dhe zgjedhoren, Presidenti Meta dha shembullin e Ardian Dvoranit, duke thënë se ai vijon të qëndrojë në krye të institucionit që sjell emrat për gjytarët e Kushtetueses si dhe se po vijon të qëndrojë në Gjykatën e Lartë, atje ku janë bërë stivë 35 mijë dosje.

Meta: Kush e mban Dvoranin në sistemin e drejtësisë? Kush e mban atë në Gjykatën e Lartë? Hoqën të gjithë e lanë vetëm këtë. Po pse e mbajnë vetëm këtë, pasi thuhet se është dhe në krye të KED. Ai duhet të kishte ikur tani që kur erdhi Sokol Sadushi, është shkakrkaur tre herë deri tani. Kush i bënë lojërat me reformën në drejtësi, maskat kanë rënë. Përgjegjësinë ta mbajnë ata që mbajnë maska, unë jam i hapur me ndërkombëtaret dhe të gjithë të tjerë. Ai nuk mund të jetë as pjesë e trupës gjykuese të GJL, është jashtë ligjit. Unë se di kush firmos për t’i dhënë dhe rrogën atij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit