Meta: Kreu i KLSH, person që siguron pavarësinë e institucionit

Meta: Kreu i KLSH, person që siguron…

Përballë gazetarëve presidenti Ilir Meta u shpreh se lidhur me propozimin e tij për kreun e KLSH-së gjithçka është e qartë. Meta tha se do të garantojë që në krye të këtij institucioni të vihet një person i cili siguron pavarësinë e institucionit.

Pyetje: Nëse mazhoranca do ta rrëzojë kandidaturën tuaj të katërt për KLSH-në, cili do të jetë qëndrimi juaj, dhe së dyti a ishte largimin i Dvoranit një dhuratë ndaj jush si një socialist i vjetër në 29-vjetorin e PS-së?

Meta: Unë dëshiroj që çfarë do të bëjë kuvendi që të përmbyshë përgjegjësitë e tij,. Unë di që do të respektoj çdo ligj që del nga kushtetuta dhe jo që shpiken mbi kushtetutën.

Vlerësimi im për kreun e KLSH-së unë jam nisur nga ajo që dikton kushtetuta dhe parimit themelor që ajo që është ndërtuar në çdo shtet demokratik, për të dhënë besimin në këtë detyrë për një përfaqësues që garanton paanëshmëri dhe pavarësinë nga mazhoranca në pushtet.

Më duhet të shuaj çdo thashetheme për të ardhmen, se do t’i qëndroj këtij detyrimi më jep kushtetuta dhe në këtë aspekt, vlerësoj shumë kandidatë nga mazhoranca që kanë shprehur dëshirën për këtë post, por duhet ta dinë të gjithë, se ua kam bërë të qartë se nga cili parim jam udhëhequr për të propozuar kreun e KLSH.

Kreu i KLSH duhet të jetë një person që siguron pavarësinë e këtij institucion dhe kjo garantohet në radhë të parë nga mazhoranca aktuale, apo nga mazhoranca tjetër. Presidenti do të garantojë që propozimi i kreut të KLSH-së të jetë i ndryshëm nga mazhoranca në fuqi.

LEXO EDHE:

Shkarkimi i Dvoranit nga Gjykata e Lartë, Meta: Vendim pozitiv, por i vonuar

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit