Meta kritikon projekt-planin për integrimin dhe bën disa propozime

Meta kritikon projekt-planin për integrimin dhe bën…

Pas prezantimit të projekt-plan veprimit nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se është e pakuptueshme se si një plan i tillë miratohet me ngutje, ndërsa nuk është konsultuar me asnjë institucion jashtë ekzekutivit.

Presidenti i Republikës propozon:

  1. Rikonfigurimi i hartës së re gjyqësore;
  2. Vlerësimi i ngarkesës së Gjykatës Administrative të Apelit;
  3. Përshpejtimi i procesi i rivlerësimit kalimtar (vetting);
  4. Përfundimi i procedurave për plotësimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit me trupën e nevojshme të gjyqtarëve të përcaktuar nga KLGJ;
  5. Plotësimi me stafin e nevojshëm të organikës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Meta thekson se plani cenon besueshmërinë e procesit të integrimit, ndërsa kërkon që plani duhet t’i qëndrojë besnik 15 kushteve të përcaktuara nga Bashkimit Evropian.

Secili nga 15 kushtet, duhet të zbërthehet një për një, në terma konkretë e të matshëm veprimi, të përcaktojë qartë afatet kohore, aktorët përgjegjës si dhe kostot financiare për çdo zë”, nënvizon Presidenti.

Në lidhje me vijueshmërinë e reformës në drejtësi, Presidenti thotë se mazhoranca po tenton të shtrembërojë opinionin e Komisionit të Venecias.

Përsëritet e njëjta tendencë abuzive për shtrembërimin e Opinionit të Komisionit të Venecias, i cili po shqyrton veprimtarinë e të gjitha organeve KED-KUVEND-PRESIDENT, për gjithë procesin e  “Emërimit të Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, dhe JO statusin e një anëtareje të Gjykatës, siç sugjeron MEPJ!”- nënvizon kreu i Shtetit.

Një tjetër çështje shqetësuese për Presidentin, është edhe mungesa në këtë plan e procedimit për blerjen e votës. “Ndjekja e dosjeve penale që lidhen me krimin zgjedhor, nga institucionet e gjyqësorit. Të përcaktohen institucionet që ndjekin këto procese, dhe specifikohet gjurmimi i ecurisë së tyre”, thotë Meta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit