VIDEO/ Meta kujton me këto pamje rikthimin e Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe

VIDEO/ Meta kujton me këto pamje rikthimin…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar sot rikthimin e Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe, 18 vite më parë.

Meta postoi një video të rrallë të 18 viteve më parë, kur familja Mbretërore zbriti pas 6 dekadash ekzil në Atdhe.

Presidenti tha se, rikthimi i tyre, edhe pse me vonesë, ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi.

Sipas Metës, ai vlerësoi kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut, për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

STATUSI I PLOTË:

“Rikthimi i Familjes Mbretërore shqiptare në Atdhe 18 vite më parë, pas mbi 6 dekada mërgimi të detyruar është një ngjarje historike për të gjithë shqiptarët.

Edhe pse me vonesë ishte një akt pajtimi dhe rivlerësimi për kontributin e pamohueshem të Mbretit të shqiptarëve, Ahmet Zogut për krijimin dhe funksionimin e shtetit shqiptar modern.

Aq më tepër kur këtë vit festuam 100-vjetorin e Kongresit të Lushnjes ku roli i Tij ka qenë madhor, jo vetëm per realizimin e tij por edhe zbatimin e vendimeve të këtij Kongresi.

Në këtë ditë të shënuar një mirënjohje e veçantë i takon Mbretëreshës Geraldinë e cila në një moshë shumë të re vendosi të bëhej shqiptare dhe i qëndroi besnike përgjithmonë Atdheut që zgjodhi edhe kur ai i ktheu shpinën”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit