Meta mbledh kryetarët e partive të premten për të vendosur datën e zgjedhjeve

Meta mbledh kryetarët e partive të premten…

Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka kërkuar të gjitha partive politike që ditën e premte të nisin konsultat për të vendosur një datë për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Deri më tani, i vetmi kryetarë partie që ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij është kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Presidenti i vendit në letrën e dërguar të gjithë subjekteve politike në vend, ftoi edhe kryeministrin Edi Rama si kreu i PS-së. 

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta në mbështetje të kompetencave të tij Kushtetuese, neni 90 gërma “gj”, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve konsensuale në Kodin Zgjedhor të miratuara në ligjin nr. 101/2020, si dhe në vijim të traditës së mirë, ka vendosur nisjen e procesit të konsultimeve me partitë politike me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Për këtë, Presidenti i Republikës fton në takim ditën e premte datë 04.09.2020 ora 11:00 pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, Kryetarin e Partisë Socialiste z. Edi Rama dhe/apo persona të tjerë të autorizuar prej tij. Me besim në vlerësimin e këtij procesi të rëndësishëm”, shkruhet në ftesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit