Meta në bregdet me bluzën e Celtic: 26 kilometra vrap para perëndimit të diellit, 10 kampionate rresht, nuk është e lehtë por ne mundemi!

Meta në bregdet me bluzën e Celtic:…

Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur ditën e sotme në bregdet duke bërë 26 kilometra vrap para perëndimit të diellit.

”Nuk është e lehtë, por ne mundemi”- është slogani që përdor Meta për këtë video.

Me bluzën dhe shallin e Celtic, Meta thotë se nuk është e lehtë të jesh pjesë e kampionave skocezë, për më tepër nuk është e lehtë të fitosh titullin e 10-të kampion, por sipas Presidentit munden.

Në fakt Presidenti e ka për skuadrën e tij të zemrës, Celtic e cila është shumë afër titullit të 10-të radhazi në Skoci, pasi në krye të tabelës me 80 pikë sheh poshtë në vendin e dytë armiqtë e përjetshëm, Rangers me 13 pikë më pak.

Ndërkohë Meta çdo fundjavë është parë ta kalojë në plazh pranë bregdetit shqiptar.|Gazetaatdheu.com|

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1321016268088573/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit