Meta nxori mesazhet e diplomatëve sheshit, reagon ambasada amerikane

Meta nxori mesazhet e diplomatëve sheshit, reagon…

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me ecurinë e procesit të Reformës në Drejtësi, një ditë pasi presidenti Meta akuzoi se ka pasur tentativa për kapjen dhe manipulimin e saj

Deklarata e ambasadës së SHBA-së; Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën. Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale.

Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar dje disa mesazhe që sipas tij janë korrespondencë me një diplomat të huaj rreth çështjes së emërimeve të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i Shtetit pretendon se këto mesazhe tregojnë mënyrën se si janë përzgjedhur këta anëtarë, për të cilët pati një debat të fortë në atë kohë.

“Mirmëngjes Beni. I takova kolegët e mi amerikanë dhe të BE dhe folëm me Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që unë do të njoftoja më parë për këtë gjë. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Sërish mu kërkua që t’jua kaloj këtë mesazh juve ”, shkruhet në mesazhet e publikuara nga presidenti Meta. /Faxweb.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit