Meta publikon foton me Merkel dhe apelon për politikën

Meta publikon foton me Merkel dhe apelon…

Mundësi që nuk duhet humbur kurrsesi, e konsideroi Presidenti Ilir Meta, marrjen nga Gjermania të Presidencës së Bashkimit Europian.

Me një postim në rrjetet sociale, duke postuar edhe një foto me kancelaren Angela Merkel, Presidenti Meta thekson se “Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë”.

Referuar takimit të një dite më parë me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Meta shkruan se “ai ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues”.

Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe”, thekson Meta.

Mesazhi i Presidentit Meta

Sot Gjermania nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian??.

Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë?? dhe Maqedonisë së Veriut?? në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi!

Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.

Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.

Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.

Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.

Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane! ??/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit