Meta: Që Rama gënjen nuk është më lajm as për të huajt!

Meta: Që Rama gënjen nuk është më…

Presidenti Ilir Meta është përgjigjur menjëherë pas reagimit të bërë nga kryeministri Edi Rama, që mes të tjerash tha se nuk i është dorezuar asnjë platformë nga kreu i shtetit.

Me një shënim në Twitter, presidenti ka theksuar se platforma i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 dhe kjo është FAKT.

“Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt” thotë Meta.

Mesazhi i Metës

Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT.

Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt.

Çfarë tha Rama:

Jemi në prag të miratimit të Planit të Veprimit për Negociatat në Këshillin Kombëtar të Integrimit, s’ka rast më të mirë që Presidenti, Opozita, Institucionet e Drejtësisë, Partnerët Ndërkombëtarë për Drejtësinë dhe Integrimin, të mblidhen URGJENT në një tryezë me karta të hapura.

Presidenti t’i lerë apelet natën për 20 burra e ditën për 11 pika! Opozita t’i lerë ultimatumet trupore e sharjet fëminore!

Të dy bashkë ta lenë teatrin e mbledhjeve të komitetit të shpëtimit, se Shqipëria, parlamenti, qeveria, s’kanë kohë të luajnë “e ka kush e ka” dezhurnin”, shkruan Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit