Meta reagon mbi krizën në PD: Basha shpik fajtorë, për LSI-në nuk keni parë asgjë akoma

Meta reagon mbi krizën në PD: Basha…

Presidenti Ilir Meta ka komentuar në një intervistë për RTV ORA përplasjen në Partinë Demokratike. Ai ka shigjetuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha të cilin e ka ftuar të mbajë përgjegjësi dhe të mos shpikë fajtorë.“Nuk të hyjë në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike.

Por, ky është një fakt që, opozita ka një problem të rëndësishëm, legjitimitetin e lidershipit të saj. E para është një lidership që nuk mban përgjegjësi dhe gjithmonë do shpikë një fajtor. E dyta, vetë zoti Basha e ka pranuar, që ka pasur apo ka një dualizëm në drejtimin dhe lidershipin e Partisë Demokratike, gjë që e kemi dëgjuar kohët e fundit.Unë, nuk e di sesa e vërtetë dhe reale është kjo! Nuk kam qenë pjesë e forume të Partisë Demokratike. Për çështjet e rëndësishme që flas me zotin Basha, apo me aktorë të tjerë sigurisht që jam shumë i përgjegjshëm, sepse ato janë jo vetëm të dokumentuara shumë mirë, por janë edhe fakte publike” – tha Meta që u pyet edhe për përplasjen mes PD dhe LSI.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit