Nëpërmjet publikimit të një reportazhi presidenti Ilir Meta reagoi në lidhje me situatën e vështirë që po kalon biznesi i vogël në vend.
Sipas tij biznesi i vogël po falimenton dhe kjo katastrofë duhet shmangur.
“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.
Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes një strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë,” shkruan Meta.
Biznesi është në një situatë të vështirë që nuk e ka përjetuar në dekada. Megjithatë qeveria ka ikur në drejtim të paditur.
/Gazetaatdheu.com/