Meta takon Berishën në selinë e PD

Meta takon Berishën në selinë e PD

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Takimi u realizua në selinë e Partisë Demokratike. Gjatë vizitës Meta është shoqëruar nga deputeti Petrit Vasili.

Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar në takimin mes dy liderëve të opozitës.

Kujtojmë se në deklaratat e dhëna më parë Berisha dhe Meta janë dakordësuar për aksion të përbashkët opozitar.

Në orët në vijim pritet të zbulohen temat e diskutuara në mbledhje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit