Meta: Të ishte për mua, zgjedhjet do ishin mbajtur dje

Meta: Të ishte për mua, zgjedhjet do…

Cilësia e zgjedhjeve është kryesore, por po të ishte për datën për mua duhet të ishin dje, për legjitimitetin e institucioneve.”

Kështu deklaroi Presidenti Meta, të martën, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, kur u pyet nga gazetarët për të komentuar propozimin e Taulant Ballës për zhvillimin e zgjedhjeve në 9 maj 2021.

Meta përshëndeti dakordësinë e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore dhe theksoi se qytetarët e kanë humbur besimin tek standardet e vendit:

“Dua të vlerësoj dakordësimin e fundit të këshillit politik për reformën zgjedhore jo si marrëveshje që zgjidhi gjithcka, por hapi i mjaftueshëm për të vijuar të ecet në rrugën e dakordësimit për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të rivendosur legjitimitetin e institucioneve.

Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe mjaft qytetarë kanë humbur besimin te standardet e vendit tonë prandaj na duhet të rifitojmë një shpejtësi të re.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit