Meta thirrje shqiptarëve: Protéstoni për të drejtat tuaja!

Meta thirrje shqiptarëve: Protéstoni për të drejtat…

Presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh drejtuar qytetarëve shqiptarë, ndërsa fton ata që të protéstojnë për të drejtat e tyre, duke cituar regjisorin Edmond Budina.

Duke marrë shkàs nga premiera e monodramës satirike “Profeti i Kokoshkave”, e luajtur Edmond Budina mbrëmë në Presidencë, kreu i shtetit thékson se të protéstosh me art ka qenë forma që ai ka zgjedhur.

Meta pohoi se institucioni i Presidencës do t’i ketë gjithmonë dyert e hapura në këtë institucion, kështjellë e pamposhtur e lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë.

MESAZHI I METËS
Një mbrëmje artistike e paharruar dje në Presidencë, ku patëm kënaqësinë e veçantë të ndiqnim premierën e monodramës satirike “Profeti i Kokoshkave” të artistit tonë të shquar dhe regjisorit të mirënjohur, Edmond Budina. ??

Shumë i lumtur që kjo shfaqje e jashtëzakonshme teatrale, e lindur si shénjë protéste kundër shkatérrimit brùtal dhe krímínal të Teatrit Kombëtar, mblodhi me dhjetëra artistë, profesorë, diplomatë, politikanë e gazetarë që gjithmonë do t’i kenë dyert e hapura në këtë institucion, kështjellë të pampòshtur të lirisë, të drejtave të njeriut e demokracisë, por edhe të mbrojtjes së artit dhe trashëgimisë kulturore kombëtare.

“Profeti i Kokoshkave” është një shfaqje kùndër dhùnës në përgjithësi dhe dhunës së pùshtetit në veçanti, e frymëzuar nga protésta disa vjeçare dhe kauza mbarëkombëtare për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e kthyer tashmë edhe në çështje europiane.

Bashkëndaj plotësisht të njëjtin qëndrim me artistin tonë të mirënjohur Edmond Budina se:

“Magjia e teatrit, qëndron edhe në atë, që gjithkush gjen shëmbëlltyrën e x-delíranti, pretendent – diktatori apo diktatori. Dhùna dhe prepotenca e pùshtetit, pavarësisht ngjyrës, mbeten të patolerueshme, sado të përpíqesh t’i veshësh me petkun e ëndërrt të demokracisë.
Të protéstosht me art, kjo është forma, që unë kam zgjedhur. Por ju mos harroni: PROTÈSTA ËSHTË QYTETARI!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit