Ilir Meta: Edi Rama u tërhoq nga fasha 800 kwh për shkak të zgjedhjeve lokale

Ilir Meta: Edi Rama u tërhoq nga…

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar vendimin e qeverisë për heqjen e rritjes së energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800kw në muaj.

Meta përmes një konference me gazetarët, ka deklaruar se me këtë vendim ka nuk egziston shteti i së drejtës. Sipas tij këtë vendim, nuk duhet ta merrte qeveria me Ramën, por ERE. Po ashtu ai tha se tërheqja e qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë, vjen për shkak të zgjedhjeve lokale.

“Ky vendim i shpallur, i marrë, i zhbërë tregon dhe një herë që nuk ekziston shteti i së drejtës. Vendimi i ERE i pabazuar në situatën energjetike në vend. Ky e zhbëri ERE-n, se këtë vendim duhet ta merrte ERE, kjo tregon që shteti ka rënë. Sistemi energjetik, dështime katastrofike në këto 10 vite. Reflektimi pas reagimeve të qytetarëve dhe qëndrimeve të argumentuara të opozitës. Tërheqja e qeverisë edhe për shkak të zgjedhjeve lokale”, tha Meta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit