
Është arrestuar në Itali Aleks Ndreka, i njohur si Leksi i Druve. Paraprakisht mësohet se lezhjani është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano tre ditë më parë. Ai ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Metamorfoza” dhe ishte në masën “arrest në burg” në mungesë.
Aleks Ndreka është një personazh i njohur në Lezhë dhe Shkodër, ndërkohë që është tentuar disa herë të vritet. Ndaj tij janë kryer edhe atentate me dron teksa ruhej nga policia. Në dosjen e SPAK rezulton se ish-deputeti i PS, Arben Ndoka kërkonte vrasjen e Ndrekës për shkak se dyshonte që ai ishte personi që kishte ndihmuar në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.