Meteorologia: Pas orës 15:00, Shqipëria do të përfshihet nga cikloni dhe reshjet masive

Meteorologia: Pas orës 15:00, Shqipëria do të…

Situata meteorologjike në vend, sipas sinoptikanëve pritet të ndryshojë këto ditë, ndërsa sot dhe nesër priten reshje shiu me intensitet të lartë. Sipas meteorologes Adiola Bani, reshjet e shiut pritet të shkaktohen nga një ciklon që pritet të vijë nga Adriatiku. Shiu pritet të pushtojë gjatë 24 orëve veriun dhe zonat qendrore, ndërsa më pak reshje pritet të ketë në jug të vendit.

Meteorologia Adiola Bani:

Kryeqyteti do t’i shijojë edhe pak këto orë pa reshje pasi presim që pas orës 3 pasdite të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash të dendur që ka ardhur nga zonat veriperëndimore duke na sjellë reshje të pakta aktualisht, por duke ju afruar mesditës dhe pasdites do të kemi intensifikim të reshjeve fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Sasitë më të konsiderueshme të reshjeve priten gjatë orëve të mbrëmjes, natës dhe gjatë ditës së hënë ku do të kemi reshje mesatare dhe lokalisht intensive këto dy ditë kryesisht në zonat veriore dhe në ato qendrore, kryesisht më pak reshje do të kemi në zonat jugore dhe kjo ndodh si pasojë e zhvillimit të një qendre ciklonare midis Italisë dhe Kroacisë duke na sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve gjatë këtij 24 orëshi në veri dhe zonat qendrore dhe më pak reshje në jug të vendit. Sa i përket temperaturave s’do kemi ndryshime të mëdha. Këto ditë vlerat luhaten nga -1 në zonat malore dhe maksimumi parashikohet jo më shumë se 15 gradë celsius. Këto dy ditë mbeten me reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar, presim një përmirësim të përkohshëm mbrëmjen e së hënës dhe të martën do rikthehen reshjet dhe e gjithë java do të paraqitet me reshje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit