Metoda 100-vjeçare që përdoret nga mjekët, ul 57% vdekshmërinë nga COVID-19

Metoda 100-vjeçare që përdoret nga mjekët, ul…

Një studim i ri shpresëdhënës vjen për koronavirusin.

Plazma që është marrë nga gjaku i personave që janë shëruar nga COVID, dhe që më pas është përdorur tek pacientët aktivë të infektuar me koronavirus, ka ulur vdekshmërinë me 57%.

Këtë përfundim ka nxjerrë një grup shkencëtarësh në SHBA.

“Rezultatet e studimit tregojnë efikasitetin e plasmës të të shëruarve si agjent terapeutik”, thuhet në studim. Metoda e përdorur nga shkencëtarët është thuajse 100-vjeçare.

Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit të sapo infektuar.

Më shumë se 800 pacientë nga e gjithë bota me koronavirus, morën pjesë në këtë studim.

Ata ishin pjesë e një kategorie personash që iu rrezikohej seriozisht jeta.

Nga pacientët që morën plasmën e atyre që ishin shëruar, rreth 13% e pacientëve humbën jetën, ndërkohë nga ata që nuk morën plasmë, 25% e tyre nuk ia dolën në betejën me virusin.

Nga këtu, u dol në përfundimin se plasma ul vdekshmërinë me 57%.

 “Rezultatet na inkurajojnë për vazhdimin e përdorimit të kësaj kure. E rëndësishme është të theksohet se pjesa më e madhe e pacientëve morën plasmë në fazën e fundit të sëmundjes, nëse kjo do të bëhet më herët, shifrat mund të jenë edhe më premtuese”, thanë shkencëtarët pjesëmarrës në studim, të kryesuar nga Dr. Michael Joyner, i Klinikës “Mayo”, një Organizatë Mjekësore Jofitimprurëse me seli në qytete të ndryshme amerikane.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit