Mevlani i 'tronditur' në studio: Nuk e prisja kështu fundin...

Mevlani i ‘tronditur’ në studio: Nuk e…

Mevlani u ndje sot i vetmuar dhe disi i zhgënjyer nga mungesa e Ledianës në “Përputhen”.

Edhe pse nuk dihet se pse mungoi vajza, Mevlani foli për një fund të hidhur dhe për një rrugëtim të mbyllur.

“Më vjen shumë keq që pas gjithë këtij rrugëtimi, nuk e kam dashur kurrë këtë fund të hidhur.”, tha Mevlani.

Mevlani i kërkoi Ledianës që të flasë publikisht nëse nuk e do.

“Nuk e di, pse ajo s’duhet të vijë e të lejë të vetmuar sot në studio. Nëse ka diçka le ta thotë publikisht, nuk mbaj njeri me zor nëse nuk më do, është shumë e thjeshtë. Nëse ato ndjenja nuk janë të sinqerta le të vijë ta thotë. Në momentin që ke ardhur në një emision dashurie ka puthje ka përqafime dhe do ndikohemi nga prindërit që e kanë pranuar që do të vijmë në këtë emision. Nuk besoj që ka lidhje me familjen se ajo ka pozuar foto me bikini në vaskë. Nëse do të kishte sinqeritet nuk do të kishim ardhur në këtë pikë.”, tha Mevlani.

“ Si e komenton mosardhjen e Ledianës?”, u pyet nga prezantuesja.

“Nuk kam qef të flas kur ajo nuk është prezente. Nuk kam luajtur kurrë me ndjenjat e Ledianës. Kam qenë shumë i afruar me të, pa përmendur se çfarë kemi bërë.”, përfundoi Mevlani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit