Mexhiti: Me Ligjin e ri për përfaqësim të drejtë sherifat nga Reçica e Vogël ngelin pa punë

Mexhiti: Me Ligjin e ri për përfaqësim…

Zv. kryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj kritikave që ka marrë në partitë opozitare Ligji i ri për përfaqësim të drejtë.

“Pa ligj, kontratat, punësimet, vendimet dhe kushtëzimet e shqiptarëve i kontrollojnë sherifat nga Reçica e Vogël.

Me ligj, secilit shqiptar e shqiptare i jepet shans i barabartë për punësim në administratë. Sherifat nga Reçica e Vogël ngelin pa punë. Prandaj janë kundër!”, shkruan Mexhiti.

Ndryshe ky Ligj pritet nesër të kalojë në seancë qeveritare dhe më pas të dërgohet për mendim në komisionin e Venecias.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit