“Mezi merrja frymën, na rrahën persona të maskuar”, i mituri denoncon dhunën brenda komisarit të Durrësit

“Mezi merrja frymën, na rrahën persona të…

Një 17-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar dhunë nga punonjës policie, pasi u shoqërua gjatë protestës së zhvilluar nga studentët në qytetin bregdetar.

Në një video të siguruar nga redaksia jonë, i mituri tregon se është dhunuar nga persona me maska brenda ambienteve të komisariatit. Pas daljes nga komisariati, ai rrëfen atë që thotë se ka përjetuar dhe paralajmëron se do t’i drejtohet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

“Nesër do shkoj te AMP. Na rrahën të gjithë, ishin me maska. Na kanë rrahur, na kanë bërë m*t. Me zor kam marrë frymë atje”, shprehet 17-vjeçari në video.

Dëshmia e tij ngre shqetësime serioze, veçanërisht për faktin se bëhet fjalë për një të mitur që pretendon se është dhunuar brenda ambienteve ku duhej të ishte nën kujdesin e autoriteteve.

Tashmë pritet nëse i riu do të depozitojë kallëzim pranë AMP-së dhe nëse do të nisë një verifikim për të sqaruar çfarë ka ndodhur brenda komisariatit të Durrësit, si dhe identitetin e personave që ai përshkruan si të maskuar.

Nëse konfirmohen, këto akuza kërkojnë hetim dhe përgjegjësi. Një i mitur nuk mund të mbetet pa përgjigje për atë që thotë se ka përjetuar brenda një institucioni shtetëror.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/PEV-gwdWeK0″ title=”“Mezi merrja frymën, na rrahën persona të maskuar”, i mituri denoncon dhunën brenda komisarit” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit