“Mi kanë sjellë zorrët te goja”, Nano habit me qëndrimin e tij për Berishën: Ja kush janë më të keq se ai, vemje, vemje, vemje

“Mi kanë sjellë zorrët te goja”, Nano…

Analisti Mustafa Nano, i njohur për qëndrimet e tij kritike në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha, në një reagim në rrjetet sociale, ka sulmuar të gjithë ata që dikur ishin mbështetës të flaktë të ish-liderit të demokratëve, dhe që tani janë fshehur dhe nuk thonë asnjë fjalë.

Nano shkruan se ata nuk flasin pasi kanë frikën e tyre nga qëndrimi i SHBA-së, dhe presin që Berishës ti ndodhë më e keqja në mënyrë që të shfaqen sërish në ekrane.

Postimi i Nanos:

Kanë qenë të shumtë ata që, në harkun e 25 viteve të fundit, më kanë dalë përballë si berishianë në studio televizive e në faqe gazetash (si polemistë). E kanë mbrojtur Berishën me krenari e vendosmëri, duke m’i sjellë zorrët te goja. Por edhe duke ma nxirë jetën.

Dhe tani që Berisha është në hallin më të madh të jetës së tij, pothuajse të gjithë kanë bërë të ndenjurat mënjanë. Nuk ka më berishianë. Janë zhdukur si me magji. Kanë zënë të mendojnë keq për idhullin e tyre? U ka hapur sytë vendimi amerikan për ta shpallur Berishën ‘persona non grata’? Nuk besoj.

Për mua, po bëjnë atë që kanë bërë edhe kur i lëpiheshin Berishës: Ndjekin e kurojnë karrierën e tyre, që është ngritur mbi parimin “kthehu andej nga fryn era”. Prandaj, e kanë qepur gojën. Po presin të ndodhë ajo që ka për të ndodhur, e pastaj të dalin në shesh si anti-berishianë. Unë më shumë përbuzje kam për këta sesa për Berishën, të cilin e konsideroj megjithatë një nga horrat e mëdhenj të historisë së Shqipërisë qysh prej themelimit të shtetit. (Ndoshta ia merr në këtë mes Enver Hoxha e Esat Toptani. Ndoshta.) Por ka një soj më të keq sesa këta.

Është soji i berishianëve që (janë shumë pak, duhet thënë) s’e kanë pasur për gjë këto ditë t’i kthejnë shpinën Berishës. Madje, po e kritikojnë atë. E kritikojnë nga pozita filoamerikane. Çfarë vemjesh! Ata që kanë pritur vitin 2021 (dhe vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit) për të kuptuar se kush është Sali Berisha janë vemje, vemje, vemje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit