Michael Jordan refuzon ofertën 100 milionë dollarë

Michael Jordan refuzon ofertën 100 milionë dollarë

Michael Jordan u tërhoq nga basketbolli gati dy dekada më parë për të qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe aq e rëndësishme ishte kjo, sa ish-legjenda e Chicago Bulls refuzoi një ofertë të majme.

Agjenti i tij, David Falk, u shfaq në “Boomer and Go” të radios WFAN ku diskutoi (via CNN) sesa i zgjuar ishte klienti i tij i famshëm kur bëhej fjalë për projekte. “I solla një marrëveshje tre vite më parë për 100 milionë dollarë. Ajo çfarë duhet të bënte ishte që të paraqitej në një event për 2 orë. Ai tha jo,” u shpreh Falk. “Zoti e bekoftë. Ka qenë kaq i suksesshëm, sa i është dhënë mundësia që të bëjë gjithnjë çfarë dëshiron të bëjë. Me të vërtetë e adhuroj.” Falk nuk bëri me dije se për cilin event bëhej fjalë, megjithëse u ndal te natyra e Jordan për të qenë selektiv. Por mund të ishte përmendur edhe pasuria prej 2.1 miliardë dollarësh.

Muajin e kaluar, më 19 prill, në ESPN pati premierën dokumentari i tij “The Last Dance”. “The Last Dance” do të transmetohet për pesë javë deri më 17 maj dhe përqëndrohet te historia e Chicago Bulls në vitet 1997-1998. Dokumentari gjendet edhe në Netflix.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit