Microsoft hakërohet nga hakerat ruse

Microsoft hakërohet nga hakerat ruse

Microsoft tha të premten se një grup i sponsorizuar nga shteti rus hakoi sistemet e korporatave më 12 janar dhe vodhi disa emaile dhe dokumente nga llogaritë e stafit. Grupi rus ishte në gjendje të hynte në llogarive të postës elektronike të korporatës Microsoft, duke përfshirë anëtarët e ekipit të tij të lartë drejtues dhe punonjësit në funksionet e tij të sigurisë kibernetike, ligjore dhe të tjera, tha kompania.

Kompania thotë se pas sulmit fshihen hakerat e shteteve-kombës si “Midnight Blizzard” i Rusisë. Hakerët kanë shkarkuar disa dokumente që kanë qenë nëpër emaile, mirëpo kompania nuk ka treguar se kush është prekur prej këtij veprimi, duke përmendur vetëm “një përqindje të vogël të punëtorëve”. Deri më 30 qershor, Microsofi ka pasur rreth 221.000 punëtorë.

“Microsofti e ka identifikuar kërcënimin si Midnight Blizzard, aktor i sponsoruar prej shtetit rus, që njihet edhe si Nobelium”, ka thënë kompania amerikane. “Ky sulm nxjerr në pah rrezikun e vazhdueshëm të paraqitur për të gjitha organizatat nga aktorët e kërcënimit të shtetit-komb me burime të mira si Midnight Blizzard,” tha kompania

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit