Microsoft mbyll zyrtarisht Skpye pas më shumë se dy dekadash shërbimi

Microsoft mbyll zyrtarisht Skpye pas më shumë…

Skype, i lançuar në vitin 2003 dhe i blerë nga Microsoft në vitin 2011 për 8.5 miliardë dollarë, dikur ishte një pionier në komunikimin përmes internetit, me qindra miliona përdorues në kulmin e tij. Megjithatë, me kalimin e kohës, Skype humbi rëndësinë për shkak të daljes në skenë të konkurrentëve si Zoom, WhatsApp dhe vetë platforma Teams e Microsoft-it. Kompania ka inkurajuar përdoruesit të kalojnë në Teams, duke ofruar mundësi për migrimin e kontakteve dhe historikut të bisedave. Përdoruesit kanë afat deri në janar 2026 për të eksportuar të dhënat e tyre përpara se ato të fshihen përgjithmonë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit