
Lufta në Gaza është kthyer në temën e ditës. Me mijëra pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur nisën të largohen nga spitali Al Shifa i Gazës të shtunën pas njoftime kontradiktore se Izraeli u kishte dhënë një orë afat për evakuim.
Ndërsa pacientët në gjendje të rëndë u lanë nën mbikëqyrjen e një numri të vogël personeli mjekësor, forcat ushtria izraelite mohoi të kenë urdhëruar evakuimin e spitalit më të madh në Rripin e Gazës.
“Në asnjë moment ushtria nuk ka urdhëruar evakuimin e pacientëve apo ekipeve mjekësore, por në fakt ka propozuar që çdo kërkesë për evakuim mjekësor të lehtësohet nga ushtria”, thuhej në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Ndërsa agjencitë e huaja të lajmeve të raportuan të shtunën se Izraeli u kishte dhënë autoriteteve spitalore një orë afat për evakuim.
Nën pretendimin se forcat e tij ushtarake kishin gjetur një automjet me një numër të madh armësh si dhe atë që ushtria e quajti hyrja e një tuneli që përdoret nga grupi militant, Izraeli thotë se nën spital ndodhet një qendër komanduese e Hamasit.
Që kur forcat izraelite u futën në spital, sipas Kombeve të Bashkuara mbi 2 mijë pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë u zhvendosën.
Ndërsa lufta vijon të jetë me intensitet të lartë. Së paku 12 mijë palestinezë, mes tyre 5 mijë fëmijë kanë humbur jetën që kur konflikti filloi në 7 tetor. Vetëm të shtunën, të paktën 32 palestinezë u vranë të shtunën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në pjesën jugore të Gazës bënë të ditur autoritet shëndetësore. Ndërsa civilët janë paralajmëruar që të largohen.