Mike Tyson bëri shqiponjën pas fitores së tij, boksieri shqiptar: Mori 500 mijë dollarë që erdhi

Mike Tyson bëri shqiponjën pas fitores së…

Boksieri Ermal Hadribeaj arriti një fitore të rendësishme në ring për karrierën e tij. Suksesin e shqiptaro-amerikanit e përshëndeti dhe legjenda e boksit, Mike Tyson, i cili pozoi përpara kamerave duke bërë shqiponjën me duar. Një gjest që u brohorit nga shumë shqiptar për mbështetjen që Tyson jep për një komb të vogël.

Mirëpo çdo gjë duket se vjen me një kosot nga pas. Mike Tyson në atë ndeshje ishte i ftuar nga organizatorët për të qenë në komentin e ndjeshjes. Në atë mbrëmje boksieri legjendar është paguar jo pak por gjysmë milioni dollarë.

Këtë e pranon Ermal Hadribeaj i cili ka treguar prapaskenat e pranisë së Mike Tyson. Padyshim gjesti i simbolit kombëtar ishte për t’u përshëndetur sipas Hadribeaj, por Tyson rrezikonte të mos ishte në atë ndeshje nëse nuk do të faturohej nga organizatorët e eventit.

“Në stadium ishin mbi 30 mijë spektator, ishte emocion i madh. Pas ndeshjes Presidenti nga thirri dhe na takoi me Tyson. Më përgëzoi dhe më dha mbështetje për të ecur përpara. Kishte dëgjuar më parë për shqiptarët dhe na njeh si njerëz të fortë, gëzon respekt. Shqiponjën e bëra unë i pari dhe Tyson ma ktheu duke buzëqeshur. Edhe pse ai ishte i ftuar në atë event, shuma që ai kishte aty ishte afërsisht gjysmë milioni, vetëm që ai të vinte aty. Por ia vlente”,-tha Hadribeaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit