Miku cjap ngordhi, gomari i Londrës kërkon një dhi të mirë për Shën Valentin

Miku cjap ngordhi, gomari i Londrës kërkon…

Gomari, i quajtur Harold, kërkon një mik të ri. Pronarët e një gomari të vetmuar po kërkojnë një shoqërues të ri për të kaluar kohën e Shën Valentinit, pasi shoku i tij, një cjap, ngordhi.

Gomari, i quajtur Harold, mbeti i vetmuar në Bittesëell, Leicestershire, pas ngordhjes së shokut të tij më të mirë, të djapit Billy gjatë periudhës kur ishte festa e Krishtlindjeve.

Pronari Dot Smith tha se Harold ishte i vetmuar dhe ende viziton kasollen ku jetonte miku i tij. Kërkohet një dhi për t’i bërë shoqëri Haroldit.

Zonja Smith dhe burri i saj Carl thanë se Haroldit i kishte munguar shoku i tij Billy, i cili ngordhi gjatë Krishtlindjeve për shkak të pleqërisë.

“Kur ai kishte dhinë, ata vraponin nëpër fushë, ishte e bukur. Ai e donte shumë dhinë Billy. Ata e donin njëri-tjetrin. Harold është pak i vetmuar tani. Nëse do të gjenim një shoqe për të, do të ishte vërtet e çmuar. Ai po kërkon dikë me të cilin të luajë dhe të vrapojë në fushë me të”, tha ajo.

Çifti shpreson të gjejë një dhi për të adoptuar për Haroldin, i cili ka pasur kryesisht shoqërues meshkuj në të kaluarën. Tashmë ata po kërkojnë një shoqe, për gomarin, për të cilin thonë se prej rreth 17 vitesh jeton në një fushë pranë shtëpisë së tyre.

“Nëse do t’i merrnim një dhi, ai do të ishte një gomar shumë i lumtur,” tha zoti Smith.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit