Miku i ngushtë i Putin, organizatori i vrasjes së Prigozhin

Miku i ngushtë i Putin, organizatori i…

Më 23 gusht, shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, humbi jetën në rrëzimin e avionit në Rusi, me nëntë persona të tjerë në bord të cilët ndërruan jetë. Agjencia Federale e Transportit Ajror nisi një hetim për rrëzimin e një avioni Embraer, i cili ndodhi në rajonin Tver në veri-lindje të Moskës.

Ngjarja ndodhi disa muaj pasi Prigozhin nisi një rebelim të dështuar kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, duke paraqitur një sfidë të paprecedentë për autoritetin e presidentit rus Vladimir Putin përpara se ai të anulohej papritur në një marrëveshje që kërkonte që Prigozhin dhe luftëtarët e tij të zhvendoseshin në Bjellorusi.

Ndërkohë së fundmi, mësohet se vdekja e kryekomandantit të luftës Wagner, Yevgeny Prigozhin në një aksident avioni ishte një atentat i organizuar nga Nikolai Patrushev, një mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, raportoi The Wall Street Journal. Zyrtarë të inteligjencës perëndimore dhe një ish-oficer i inteligjencës ruse i thanë The Journal se vdekja e shefit të Grupit Wagner në gusht ishte nxitur dhe miratuar nga 72-vjeçari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit