Milani fiton me përmbysje përballë Parmës dhe barazon Napolin në renditje

Milani fiton me përmbysje përballë Parmës dhe…

Milani ka kapur Napolin në vendin e 6-të në Seria A tashmë me pikë të barabarta nga 53. Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim në Bologna pasi goli i shpejtë i Manolas nuk mjaftoi. Në këtë ndeshje shqiptari Elseid Hysaj mori për herë të parë tek napolitanët shiritin e kapitenit. Milani nga ana tjetër konfirmon formë e shkëlqyer që po kalon pas rifillimit të kampionatit teksa ka fituar ndaj Parmës me përmbysje.

Parma mbylli në avantazh pjesën e parë në San Siro, por Milani u rikthye dhe brenda 4 minutave me Kessie dhe Romagnoli që shënuan për të çuar kuqezinjtë në avantazh. Serinë e golave e mbylli Çalhanoglu. Tashmë dy skuadrat janë në luftë për vendin e 6-të që çon në Play-Off të Europa League.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit