Milani nis merkaton, ja dy goditjet e bujshme që do bëjnë kuqezinjtë

Milani nis merkaton, ja dy goditjet e…

E ardhmja e Simon Kjaerit do të jetë akoma e veshur me kuqezi. Lajmin e bën të ditur “Tuttosport” që konfirmon vullnetin e “Djallit” për të ushtruar të drejtën e blerjes ndaj danezit. I huazuar nga Sevija tek Atalana, ai vuajti në fazën e parë për t’u ambientuar me ekipin e Gasperinit.

Milani e huazoi për të kompensuar mungesat e Duartes dhe Muzakios, por paraqitjet e 31-vjeçarit në krah të Romanjolit bënë që të fitonte një vend titullari. Tashmë ka ardhur edhe konfirmimi me kuqezinjtë që do të derdhin 1.5 milionë euro në arkat e Sevijës për të blerë përfundimisht mbrojtësin që në Itali ka luajtur edhe me fanellat e Romës dhe Palermos. Përveç Kjaerit, kuqezinjtë do të ushtrojnë të drejtën e blerjes edhe për Aleksis Selemekersin.

Anderlehti do të arkëtojë në këtë mënyrë 13 milionë eurot për të cilat klubet kishin rënë dakord në janar të këtij viti. Belgu deri më tani ka koleksionuar tri prezenca për një total prej 32 minutash me fanellën e “Djallit”, por mosha e re dhe talenti që zotëron kanë bërë që drejtuesit të binden për cilësitë e tij. Vetëm 20 vjeç dhe i aftë të mbulojë të gjitha rolet e korsisë së djathtë, Selemekers shihet si një profil polivalent që mund të gjejë hapësirë në Milanin e Ralf Rangnikut që nga sezoni i ardhshëm. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit