Miliarda euro nga vaksinat, ja sa të ardhura pret nga vaksinat këtë vit BioNTech

Miliarda euro nga vaksinat, ja sa të…

BioNTech kompania farmaceutike gjermane ka deklarua se pret 17 miliardë euro të ardhura nga vaksina kundër Covid-19. BioNTech e ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Pfizer.

Ajo pret më shumë të ardhura pasi janë miratuar dozat përforcuese dhe përdorimi tek fëmijët po rritet.

Bazuar në dërgesat e planifikuara deri në 2.5 miliardë doza deri më tani, BioNTech tha se pret 16 miliardë deri në 17 miliardë euro të ardhura nga vaksina këtë vit, raporton Reuters.

Pfizer, javën e kaluar tha se priste të rezervonte 36 miliardë dollarë në vitin 2021 nga shitjet e vaksinave, dhe 29 miliardë dollarë të tjera nga vaksinimi në vitin 2022, duke i tejkaluar vlerësimet e analistëve për dy vitet.

“Kompania përsëriti se asnjë e dhënë klinike deri më tani nuk sugjeron nevojën për një vaksinë të re që të trajtojë variantin shumë të transmetueshëm Delta, ose ndonjë variant tjetër aktual, duke pasur parasysh efikasitetin e dy ose tre dozave të vaksinës të prodhuar prej saj.

Megjithatë, është duke punuar në versionet e reja të vaksinave që synojnë variantet Delta dhe Alfa për të krijuar një rutinë zhvillimi dhe nisjeje në rast se në të ardhmen lind nevoja për t’u përshtatur me variantet ende të panjohura”, raporton Reuters.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit