Miliarderi 92-vjeçar fejohet për të pestën herë, vetëm një vit pas divorcit të fundit

Miliarderi 92-vjeçar fejohet për të pestën herë,…

Manjati i medias, miliarderi 92-vjeçar, Rupert Murdoch zbuloi se është fejuar dhe do të martohet me Ann Lesley Smith. Kjo është martesa e tij e pestë. Murdoch e takoi gruan e tij të ardhshme në shtator, kur ajo vizitoi vreshtin e tij, Moraga Estate, në Bel Air, Kaliforni.

Themeluesi i News Corporation dhe gruaja e tij Ann synojnë të martohen në fund të verës së këtij viti. “Ne të dy po presim me padurim të kalojmë gjysmën e dytë të jetës sonë së bashku”, tha Murdoch. 

Ai ishte martuar më parë me Chester Smith, një këngëtare, e cila vdiq në vitin 2008. Nusja e ardhshme 66-vjeçare tha se ajo dhe Murdoch, perandoria e të cilit përfshin media si Fox News dhe The Wall Street Journal, u lidhën nga njohuritë e tyre të përbashkëta për industrinë e medias.

Murdoch ishte i martuar më parë me ish stjuardes Patricia Booker, gazetaren Anna Murdoch dhe sipërmarrësen Wendi Deng. Ai ka gjashtë fëmijë. Në vitin 2016, ai u martua me gruan e tij të katërt, ish-modelen Jerry Hall, në Kishën e Shën Bride në Fleet Street të Londrës. Ata u divorcuan në korrik të vitit të kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit