Miliarderi 92 vjeçar i jep fund fejesës, një muaj pasi e bëri zyrtare

Miliarderi 92 vjeçar i jep fund fejesës,…

Manjati i medias Rupert Murdoch dhe ish-kapelanja e policisë Ann Lesley Smith i kanë dhënë fund fejesës së tyre disa javë pasi e bënë zyrtare. 

Një burim pranë Murdoch, 92 vjeç, ka bërë të ditur se miliarderi nuk ndihej mirë nën shoqërinë e Smith 66-vjeç. Për Murdoch kjo ishte lidhja d tij e pestë. Ai u nda me gruan e katërt Jerry Hall në vitin 2022.

Dasma pritej të bëhej në fund të verës, dhe çifti kishte shpresuar të kalonte kohën e tyre mes Kalifornisë, Montanës, Nju Jorkut dhe Britanisë së Madhe. Murdoch ishte i martuar më parë me stjuardesa australiane Patricia Booker, gazetarja me origjinë skoceze Anna Mann dhe sipërmarrësja me origjinë kineze Wendi Deng.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit