Miliarderi gjerman: E subvencionoj unë, silleni Ronaldon te Bayern Munich

Miliarderi gjerman: E subvencionoj unë, silleni Ronaldon…

Cristiano Ronaldon te Bayern Munich, ky objektivi i një biznesmeni të pasur gjerman. Siç raporton gazeta gjermane “Abendzeitung”, sipërmarrësi Markus Schon i ka paraqitur CEO së klubit bavarez Oliver Khan një plan për ta sjellë CR7 në Bavari.

Ai ka pohuar se do të mbulojë deficitin midis ofertës së klubit gjerman dhe kërkesës së Ronaldos për angazhim, në mënyrë që të zgjeroheshin të ardhurat nga marketingu dhe shitja e fanellave për tifozët e Bayernit.

Ne do të marrim përsipër të paguajmë çmimin që tejkalon një shumë bazë, e cila do të përcaktohet nëse kompania jonë perceptohet qartë si ‘lehtësuese’ e transferimit. Në rast nënshkrimi, ne presim një pjesë të të ardhurave nga fanellat, ndërsa klubi kufizon rrezikun financiar”, ka thënë biznesmeni.

Është e qartë se Schon do të kërkonte uljen drastike të pagës së Ronaldos, i cili aktualisht merr 200 milionë euro në vit nga Al-Nassr

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit