Miliarderi i Wall Street akuzohet për përdhunim dhe ngacmim nga një ish-modele ruse

Miliarderi i Wall Street akuzohet për përdhunim…

Leon Black, miliarderi i Wall Street, është akuzuar për përdhunim dhe ngacmim seksual nga një ish-modele rus në një proces gjyqësor për shpifje.

Guzel Ganieva, me të cilën z. Black ka thënë se kishte një “lidhje konsensuale”, tha se biznesmeni gënjeu dhe shpifi kur pretendoi se ajo e kishte zhvatur atë.

Gjatë regjistrimit, zonja Ganieva akuzoi z. Black për “sjellje seksuale të përsëritur dhe të padëshiruar” për disa vjet dhe dha detaje specifike të një përdhunimi të pretenduar nga 2014.

Ish-modelja, e cila është afër të 30-ave, doli për herë të parë në publik me pretendimet e saj në mars, se abuzimi filloi kur ajo u takua me z. Black në një aktivitet të Ditës Ndërkombëtare të Grave në 2008.

Ajo e përshkroi atë si një “plan koreografik” për të fituar besimin e saj, gjë që çoi z. Black të kryente “akte seksuale sadiste ndaj saj pa pëlqimin e saj”.

Z. Black i mohoi ashpër pretendimet e ngacmimeve ose sjelljeve të tjera të papërshtatshme, duke thënë në intervista se ai kishte “lidhje konsensuale me zonjën Ganieva”.

“E vërteta është se unë jam zhvatur nga znj. Ganieva për shumë vite dhe kam bërë pagesa të konsiderueshme monetare ndaj saj, bazuar në kërcënimet e saj për të dalë në publik në lidhje me marrëdhëniet tona, në një përpjekje për të kursyer familjen time nga sikletet publike”, tha ai.

Në paraqitjen e saj, zonja Ganieva tha se komentet e z. Black i kishin shkaktuar asaj dëm profesional dhe ekonomik.

Ajo pretendoi se biznesmeni u angazhua për t’i mbyllur gojën duke e detyruar atë të nënshkruajë një marrëveshjeqë nuk duhej zbuluar në 2015, në këmbim të faljes së 960,000 dollarëve të kredive që ai i kishte dhënë dhe të cilat ajo nuk mund t’i shlyente.

Z. Black, 69 vjeç, bashkë-themeloi dhe drejtoi firmën private të kapitalit Apollo Global Management për më shumë se 30 vjet, por dha dorëheqjen këtë vit për shkak të lidhjeve të tij me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit