Miliona euro me projekte mjedisore, si i ndante paratë burri i Argitës me miqtë e tij ekspertë

Miliona euro me projekte mjedisore, si i…

Një nga njerëz më të përfolur në projektet mjedisore, është Jamarbër (Abi) Malltezi, burri i Argita Berishës. Gjatë qeverisjes së demokratëve, Malltezi krijoi një rreth ekspertësh, të cilët i antarësoi në Partinë Demokratike dhe me ta nisi menaxhimin e miliona euro projekte mjedisore.

Një nga këto ishte projekti i Bankës Botërore, për Menaxhimin e integruar dhe Pastrimin e Zonës Bregdetare dhe ku drejtohej nga Mallltezi, nën përgjegjësinë direkte të Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit.

Projekti përfshinte, 11.7 milionë dollarë kredi nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), 2.23 milionë dollarë nga një grant i qeverisë japoneze, 3.11 milionë dollarë nga një grant i qeverisë hollandeze, 2.6 milionë dollarë nga një grant qeverisë austriake, 0.95 milionë dollarë nga Fondi Global për Mjedisin (GEF), 5.7 milionë dollarë nga qeveria shqiptare 1.26 milionë nga kontribute të komunitetit lokal.

Vlerësimet Mjedisore të projekteve të parashikuara janë bërë nga i njëjti ekspert mjedisi, zoti Sulejman Sulçe, profesori që udhëhoqi studimin e doktoratures të Malltezit dhe krahu i tij i djathtë për ekspertizat mjedisore.

Fotoja e zotit Sulçe ndodhet edhe në profilin e facebook të Abi Malltezit, ku përveç zotit Sulçe është edhe i gjithë stafi i mjedisit në Partinë Demokratike.

Miliona euro me projekte mjedisore, si i ndante paratë burri i Argitës

Ndërkohë, ndjekjen e procedurave të Aplikimit për leje mjedisi në Qendrën Kombëtare të Mjedisit për projektin, Malltezi ja kishte besuar zotit Klodian Gradeci, një emër jo i panjohur për publikun kohët e fundit për aferat e tij korruptive, lidhur me skandalin e tij në një tjetër institucion shtetëror, atë të Agjencisë Kombetare e Burimeve Natyrore.

Një tjetër emër i lakuar në projektet mjedisore, është ai i Romeo Hanxharit, i cili në vitin 2012, ishte pjesë e grupit të punës për Vlerësimin Mjedisor të Planit Rregullues të Tiranës. Ky projekt ishte fituar në konflikt të hapur interesi nga Jamarbër Malltezi, i cili bashkë me grupin e tij të ekspertëve do të vlerësonin planin e Lulzim Bashës.

Kjo është mënyra sesi Abi Malltezi ka penetruar në botën e plehrave dhe të mjedisit. Natyrisht sot që ngre zërin, Abit nuk i prihet barku për mjedisin. Por ai e sheh si një mundësi, që nëpërmjet gruas, të fitojë sërish projekte mjedisore në të ardhmen.

Burimi: TPZ

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit