Miliona euro pasuri| Grupet kriminale shqiptare bënë kërdinë në Itali

Miliona euro pasuri| Grupet kriminale shqiptare bënë…

Policia italiane ka shkatërruar dy grupe kriminale që operonin në këtë shtet. Në mega-operacionin policor, janë sekuestruar pasuri të majme, vlera e të cilave shkonte në 2 milionë euro.

Në pasuritë e sekuestruara bënin pjesë makina luksoze, para cash si dhe pasuri të shumta të paluajtshme. Grupet kriminale trafikonin dorgë në territorin e Venetos.

33 personat e përfshirë në hetim, operonin konkretisht në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona ndërsa kishin shtrirje gjeografike edhe në Lombardi. Si pasojë e operacionit, në pranga kanë përfunduar 18 persona. Policia arriti të sekuesteojë 11 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë si dhe 25 kg kokainë.

Po punohet për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit