Miliona lekë për mjete dhe makineri/ Bashkia e Lezhës shpall fituesin e tenderit pa garë

Miliona lekë për mjete dhe makineri/ Bashkia…

Bashkia e Lezhës ka shpallur së fundmi (27.04.2020) fituesin e tenderit formal, për blerjen e mjeteve dhe dhe makinerive në nevojë të Bashkisë.

Kompania fituese, dhe e vetmja në garë është “TIMAK” shpk. Fondi limit i këtij tenderi është 18,949.997 (tetëmbedhjetë milionë e nëntëqind e dyzet e nëntë mijë e nëntë qind e nëntëdhjetë e shtatë) lekë

“TIMAK” shpk ka ofruar çmimin 18,850.000 lekë, (tetembëdhjetë milion e tetqeind e pesëdhejtë mijë) pra thuajse sa vlera totale e tenderuar. Kjo garë por ka qenë thjesht formale pasi është zhvilluar vetëm me nje ofertues dhe cmimi i saj është shumë afër vlerës totale të tenderuar.

LEXO EDHE:  Dy javë para largimit, kreu i hekurudhave Dashi i LSI tender shitje 2 mijë tonë skrap

Gjithçka është publikuar në buletinin e radhës së Agjensisë së Prokurorimit Publik.
Në formularin e njoftimit të fituesit thuhet se kriteri i përzgjedhjes së fittuesit është çmimi më i ulët, ndërkohë që nuk ka pasur fare garë dhe çmimi i ofruar nga kompania fituese është ai maksimali./CNA.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit