Miliona vende të lira pune në Gjermani, shpresë për emigrantët

Miliona vende të lira pune në Gjermani,…

Me qëllimin e vetëm shmangien e  mungesës së punëtorëve, në Gjermani duhet të ndodhë një migrim i shkallës së gjerë.

Kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Robert Habeck i cili shtoi se mungesa e fuqisë punëtore minon rëndë produktivitetin dhe vë në rrezik tranzicionin e suksesshëm të energjisë.

“Ne tani kemi 300,000 vende të lira të punës dhe ne presim që ky numër të arrijë deri në një milion”, tha ai të martën gjatë një konference për media.

“Nëse nuk arrijmë të mbushim boshllëkun, do të kemi probleme reale të produktivitetit”, shtoi ai.

Habeck u shpreh se trajnimet për punë do të ndihmonin shumë, por migrimi më i madh do të jetë thelbësorë “për inxhinierët, zejtarët” dhe profesionet e tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit