Milot-Fier me koncesion, qytetarët do paguajnë 17,4 euro vajtje-ardhje

Milot-Fier me koncesion, qytetarët do paguajnë 17,4…

Ministria e Infrastrukturës njoftoi sot hapjen e garës ndërkombëtare për dhënien me koncesion të segmentit rrugor Milot-Fier.

Qytetarët do të pagujnë për kalimin në këtë aks 0.075 euro për kilometër ose 8,7 euro për një kalim, ose 17,4 euro për vajtje-ardhje.

Kryeministri Rama, gjatë prezantimit të projektit, tha se financimi prej rreth 1,2 miliardë eurosh do të bëhët nga fituesi i garës, ndërsa shteti do të ofrojë garanci për deri në 10 për qind të vlerës së investimit, në rast se trafiku në rrugë nuk është sipas pritshmërisë së koncesionarit.

Ai do të jetë 115 kilometra i gjatë, ku 53 kilometra do të jenë rrugë të reja që do të ndërtohen, ndërsa 62 kilometrat e tjerë do të jenë rehabilitim i rrugëve ekzistuese.

Rruga do të përfshijë tunele dhe urat e nevojshme për kalimin e makinave, nënkalime dhe mbikalime, hyrje-daljet e kontrolluara dhe stacionet e pagesave.

Qytetarët pritet të paguajnë deri në 8,7 euro për kalimin e gjithë segmentit, ose 0.075 euro për një kilometër. Pagesa për këtë segment parashikohet të jetë më e lartë se ajo për Rrugën e Kombit.

Aktualisht një automjet për 4 persona paguan 5 euro për kalim në Rrugën e Kombit.

Për të kaluar nga Morina në Fier, përmes Rrugës së Kombit dhe segmentit Milot-Fier, qytetarëve do t’1 kushtojë 13,7 euro për një kalim ose 27,4 euro vajtje-ardhje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit