Mimi Kodheli dhe Spiropali ja marrin këngës, s'duan t'ja dinë për hallet e shqiptarëve

Mimi Kodheli dhe Spiropali ja marrin këngës,…

Debatet e fundit politike kanë shkaktuar jo pak zhurmë brenda ambienteve të Kuvendit dhe jashtë saj. Prej javësh tashmë, opozita ka vendosur bojkot të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare, deri në plotësim të kërkesave të tyre. Por kjo situatë kaotike nuk është në interes të qeverisë e cila në mënyrë të njëanshme ka kaluar e vetme një sërë ligjesh. Nga ana tjetër, edhe hallet e qytetarëve, të cilët po përballen me rritje çmimesh apo papunësi, nuk është në vëmendje të qeverisë.

Kjo gjë është faktuar në shumë raste, por rehatia dhe komoditeti që shfaqin dy deputetet e PS, i vë pikat mbi “i”. Në një festë që ka bërë bashkë socialistët me rastin e krijimit të 32- vjetorit të FRESH, ku të pranishëm kanë qenë freshistët e rinj dhe patronazhistët e partisë, Spiropali dhe Kodheli janë parë në një tjetër dimension, ku kanë kënduar këngën emblemë të Nina Simones, “Summertime”. Dy deputetet socialiste kanë shfaqur gjithe talentin e tyre në muzikë para kolegëve të tyre socialistë.

Nga atmosfera e krijuar, një gjë është e qartë si drita e diellit, që dy zonjat e mazhorancës e kanë në terezi, e as nuk duan t’ia dijnë për hallet reale të qytetarëve, të cilët po vuajnë çdo ditë e më shumë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit