Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ka komentuar protestën e fundit përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke shprehur rezerva për mënyrën dhe qëllimin e saj. Ahmeti tha se nuk e kupton qartë natyrën e protestës dhe ngriti dyshime se pas saj mund të ketë edhe elementë të tjerë përtej kërkesave qytetare.
“Kjo protestë më duket pak e çuditshme. Kërkoni gjëra që ju takojnë. Këtu po bëhet gjeopolitikë me protestën, unë s’po marr vesh gjë fare. Kjo duket si protestë e një shteti global”, u shpreh ajo, duke shtuar se ende nuk ka arritur të kuptojë drejtimin e saj.
Ahmeti solli në kujtesë edhe protestat ku kishte marrë pjesë vite më parë, duke kritikuar mungesën e mbështetjes që, sipas saj, kishte hasur atëherë. “Kur protestoja në vitin 2000, ju talleshit me mua. Tani protestoni ju që unë të rri edhe unë në shtëpi, siç rrinit ju atëherë kur protestoja unë”, deklaroi shkrimtarja, ndërsa komentet e saj kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1554147152836642%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>