Mimoza Paja u vra mbrëmë në Tiranë/ Reagon djali: Mallkuar qofshin ato plumba mami

Mimoza Paja u vra mbrëmë në Tiranë/…

Mimoza Paja mbeti mbrëmë e vrarë në masakrën e Don Boskos që ndodhi një natë më parë në lokalin e Fatjon Muratit, një person me precedentë penalë.

 Saimir Paja, djali i Mimozës, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka postuar një foto krah të ëmës në Facebook dhe shkruan “Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazen ne trupin tënd, qofsh e xhenetit mam”.

Masakra ndodhi një natë më parë në Don Bosko. Dy persona me motorë qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të lokalit të Fatjon Muratit duke lënë të vdekur banakieren Mimoza Paja, 60 vjeçe dhe pesë të tjerë të plagosur.

 Mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer. Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit