Minatorët “luftojnë” me orë të gjata për të nxjerrë shokun e tyre nga miniera

Minatorët “luftojnë” me orë të gjata për…

Prej më shumë se 24 orësh një minator ka mbetur i bllokuar nëntokë pas shkëputjet së një masivi shkëmbor.

Dhjetra minatorë  nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit po heqin tonelata gurë e dhe për të nxjerrë nga mali 60-vjeçarin Muharrem Plaku që mbeti i bllokuar pas rënies së një masivi shkëmborë, përcjell Birn.

Fati i tij nuk dihet ende, nëse do të dalë apo jo i gjallë nga miniera.

Muharrem Plaku 60 vjeç, punonte si teknik në galerinë e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”.

Ky është aksident i tretë që ndodh brenda 6 ditëve në minierë. Minatorët hyjnë në minierë por nuk e dinë nëse do të dalin gjallë apo jo nga aty, dhe shkojnë çdo ditë në punë me frikën se mos nuk kthehen më. Kjo për pasojë të kushteve të vështira të punës në të cilat ata punojnë.

Punëtorë të galerisë ku ndodhi aksidenti dhe që po ndihmojnë në gjetjen e kolegut të bllokuar treguan për mediat se terreni ku po punohet është shumë i vështirë, raporton Birn.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit