Minatori humb jetën në Bulqizë

Minatori humb jetën në Bulqizë

Një tjetër aksident në punë me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotmë në Bulqizë. Zini Murati është aksidentuar gjatë punës në një subjëkt minerar në Bulqizë. 60-vjeçari u dërgua në spital pa shenja jete.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit